MENU
klinika

Deklarata

Kërkesat e studentëve/ LSI dorëzon në Kuvend amendamentet

12.12.2018 - 09:29

Dy deputetet e LSI, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaci kanë dorëzuar në Kuvend amendamentet për zgjidhjen e kërkesave të studentëve.

Deputetja Kejdi Mehmetaj tha se amendamentet parashikojnë dy ndërhyrje, një për buxhetin e shtetit dhe një për ligjin e arsimit të lartë.

Sipas Kejdi Mehmetaj, nuk ka asnjë procedurë që mund të pengojë këtë procedurë dhe LSI do jetë në Kuvend nëse diskutohen këto ndryshime.

“Rama tentoi të bëjë show dhe kjo qeveri është arrogante. Nuk ka më kohë të presim për qeverinë dhe ne sollëm zgjidhjen konkrete. Janë dy ndërhyrje, një për buxhetin dhe një për ligjin e arsimit të lartë. Kryeministrit iu tha pështyma dje kur pa mijëra studentë protestonin. Nuk na pengon asgjë që këto amendamente të kalojnë nesër në Kuvend. Procedurat mund t’i bëjë që sot. Nuk ka asnjë procedurë që mund të pengojë këtë procedurë. Ne do jemi në Kuvend nëse diskutohen këto ndryshime. Kush do të ardhme për studentët dhe Shqipërinë të votojë këto amendamente për zgjidhjen e 8 kërkesave të studenteve”- tha Mehmetaj.

Nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryetar bashkie

Altin Dumani rendit zyrtarët e lartë të dënuar apo në hetim

Mbretëria e Bashkuar, plan ndërkombëtar për të luftuar imigracionin

Goditje e re ndaj bandave, Cameron vjen në Tiranë!

“10 milionë euro për kokën e Martinajt”

Kurthi që ngriti Leonard Duka për “mbretin” e kumarit!

Ishin në kërkim në kuadër të urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK

Si u vunë në pranga dy shqiptarët në Verona

“Do vish në Itali, po hape gojën të denoncosh do të të vrasim mamanë”

Si e reja zbuloi planin se vjehrra do e trafikonte për prostitucion