MENU
klinika

Votuan kundër

Këshilltarët e PS-së bllokojnë buxhetin e Bashkisë

15.12.2018 - 15:15

Buxheti i bashkisë së Skraparit për vitin 2019 ka mbetur pa u miratuar për shkak të votës kundër nga këshilltarët e majtë.

Bashkia drejtohet nga LSI dhe pas debateve të shumta, këshilltarët e majtë me 9 vota kundër rrëzuan buxhetin me pretendimin se në këtë bashki ka më shumë punonjës krahasuar me numrin e banorëve.

Fatos Hasanaj, kreu i grupit të PS-së u shpreh se nuk do të ketë miratim buxheti pa ndryshimet e kërkuara.

skrapar-konica.al

“Të gjithë të ardhurat që do kursehen nga fondi i pagave do të kalojnë për investime në zonën e Tomoricës, një zonë e varfër” u shpreh ai.

Nga ana tjetër kryebashkiaku Nesim Spahiu tha se vendimi është krejtësisht politik i urdhëruar nga deputeti i PS-së në këtë zonë, Adnor Shameti.

Këshilli bashkiak përbëhet nga 9 anëtarë të majtë, 4 të LSI, 1 i PD dhe 1 i PR.

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit