MENU
klinika

Këshilli i Lartë i Prokurorisë

KLP/ Zv.ambasadorja amerikane takim me ministren Gjonaj

11.12.2018 - 10:19

Në prag të ngritjes së dy institucioneve të reja të drejtësisë, siç janë Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë i Gjyqësorit, Zv.Ambasadorja amerikane në Tiranë, Leyla Moses-Ones ka zhvilluar një takim me Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Në takimin e zhvilluar në Ministrinë e Drejtësisë është disktutuar pikërisht për ngritjen e institucioneve te reja të drejtësisë. Në një postim në rrjetin social Tëitter Ambasada Amerikane shprehet se pret me padurim ngritjen e këtyre institucione të rëndësishme, në mënyrë që shqiptarët në fund të kenë sistemin e drejtësisë që meritojnë.

Në të njëjtin rrjet ka reaguar edhe ministrja Gjonaj, e cila ka falenderuar partnerët për mbështetjen e dhënë. “Ju jam mirënjohëse partnerëve dhe bashkëpunëtorëve që ja arritëm ditës së madhe të ngritjes të institucioneve te qeverisjes të sistemit të drejtësisë. Në dy ditët e ardhshme fjalën e kanë gjyqtarët dhe prokurorët për të treguar integritetin e tyre në përzgjedhjen e më të mirëve”, shkruan ministrja Gjonaj.

Ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë, KLP dhe KLGJ vjen pas përfundimit të procesit të vetingut për listën prioritare të gjykatësve dhe prokurorëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës