Menu

Arritja e marrëveshjes

‘Koha për marrëveshje finale Kosovë-Serbi’

06.12.2018

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, tha se komisionari për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johaness Hahn nga afër është njoftuar për vendimin e qeverisë së Kosovës për taksën 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe të Bosnjës e Hercegovinës.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Pozicioni i BE-së dhe i Hahnit është i njohur. Ne duhet të mos presim që BE-a do t’ i duartrokasë këtij vendimi, ideja e Bashkimit Evropian është integrimi. Programi apo filozofia e BE-së, është në këtë drejtim. Ajo që po ndodh në këtë pjesë të rajonit është jashtë normales. Janë dy vende që punojnë kundër Kosovës. Është një shtet që punon që të shkatërrojë Kosovën. Ne sot i kemi thënë Hahnit se nuk kemi zgjidhje tjetër. Kemi pasur 1 milion probleme me Serbinë. Ka ardhur koha për marrëveshje finale detyruese me njohje të njëra tjetrës mes Kosovës e Serbisë”, tha Limaj.

'Koha për marrëveshje finale Kosovë-Serbi' konica.al
‘Koha për marrëveshje finale Kosovë-Serbi’ konica.al

Ai vlerësoi se Kosova nuk humb asgjë nga vendimi i qeverisë.

Ne kemi informacione se në Serbi ka presion për qeverinë e Serbisë, ata tani po e shohin se ata kanë humbur jo ne, tash e kanë parë se po humbin vende të punës në Serbi. Ne nuk jemi më krahinë”, tha ai. /Konica.al/