Pranohet ndryshimi i Aleancës për Shqiptarët që edhe Kosova shtohet në Kushtetutë si shtet fqinj.
Ky ishte amendamenti i dytë i Zijadin Selës dhe Syrija Rushidit nga Aleanca për Shqiptarët ku kërkohej që të shtohen “kufiri shtetëror i Republikës së Maqedonisë dhe kufiri i saj i saj i përhershëm me Republikën e Shqipërisë, Republikën e Bullgarisë, Republikën e Greqisë, Republikën e Serbisë dhe Republikën e Kosovës”.
Në arsyetimin ata mes tjerash thuhej se diçka e tillë është e pashmangshme për shkak se Republika e Maqedonisë e ka pranuar Republikën e Kosovës.
Nga Aleanca Shqiptare kërkuan që në pjesën e shtetësia ku është cekur “maqedonase/qytetar të Republikës së Maqedonisë Veriore”, të fshihet termi “maqedonase” dhe të shkruhet vetëm “shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriore”. /Konica.al/