Mijëra komente kanë shkuar në adresën e Facebookut të përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini.
Mogherini, e cila është edhe ndërmjetësuese në dialogun Kosovë-Serbi, ka shprehur kundërshtime të ashpra ndaj taksës 100 për qind të vendosur nga Qeveria e Kosovës për produktet serbe dhe boshnjake, si dhe votimit për themelimin e ushtrisë së Kosovës.
Në një postim të saj në Facebok ku flitet për Deklaratën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, qindra komente kanë kërkuar të drejta për kosovarët.
Së fundmi ka pasur shumë ankesa ndaj BE-së për mospërmbushjen e premtimeve për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Shumica e komenteve në postimin e saj përmbanin fjalinë “Fuqia e të drejtave të njeriut, Po ku janë të drejtat e njeriut për Kosovën? /Konica.al/
On this day, 70 years ago, the Member States of the United Nations came together to adopt the Universal Declaration of…
Gepostet von Federica Mogherini am Montag, 10. Dezember 2018