MENU
klinika

Përgatitjet për dialog

Kosovë/ Ekipi negociator në muajin janar në Bruksel

26.12.2018 - 12:17

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se e vlerëson iniciativën e kryeparlamentarit, Kadri Veseli që të takohen për një angazhim shtesë të Ekipit Negociator për t’u koordinuar rreth dialogut Kosovë-Serbi.

Këtë deklaratë presidenti Thaçi e bëri në një konferencë për media, pas takimit të iniciuar nga kryeparlamentari Kadri Veseli me krerët më të lartë të shtetit dhe anëtarët e Ekipit Negociator, për të unifikuar qëndrimin e shtetit të Kosovës për procesin e dialogut final Kosovë-Serbi.

Kërkohet unitet lidhur me dialogun me Serbinë konica.al

Presidenti theksoi se uniteti i partive politike është një thirrje edhe për opozitën që të marrin pjesë në këtë proces.

Duke qenë të bashkuar do të kemi me lehtë këtë proces. Mendoj që ky unitet i qëndrueshëm është një thirrje edhe për të tjerët që të marrin pjesë në këtë proces. Procesi është i udhëhequr nga BE. Aty ku janë SHBA-të është dhe vendimi i institucioneve të Kosovës. Ne do të vazhdojmë të jemi të fokusuar në vendimin tonë të madh. Do ta mbështes fuqishëm Ekipin Negociator. Secili ka dhënë ide për procesin. Bota nuk na ka vetëm neve por dhe ne kemi ditur t’i respektojmë miqtë tanë”, ka thënë Thaçi.

Ndërsa, kryesuesi i Ekipit Negociator për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Shpend Ahmeti u shpreh se kanë biseduar që temat të hapura në lidhje me dialogun.

Ahmeti tha se ka pasur vetëm një kërkesë në takimin e sotshëm, që të bashkohen të gjithë krerët dhe në dialog të flasin vetëm një zë të përbashkët.

Ai tha se më 8 janar Ekipi Negociator është i ftuar në Bruksel.

Më presidentin Thaçi kemi biseduar që temat t’i kemi të hapura në lidhje me dialogun. Do të përfshihen të gjitha temat, prej temës së luftës, e deri të pronat etj. Në këtë takim për koordinim të institucioneve e kam kërkuar vetëm një gjë që duhet të flasim vetëm me një zë. Për të cilat do t’i kemi pikat dhe të cilat si Kosovë do t’i plotësojmë. Më 8 janar Ekipi Negociator është ftuar në Bruksel, që të informojmë për përgatitjet e platformës”, tha Ahmeti. /Konica.al/

"Ishte lutje për heqjen e masave nga BE-ja"

Bislimi sqaron “kërcënimin” për eskalim

Incident i rëndë në kufirin serbo-maqedonas

Efektivët serbë detyrojnë emigrantët të zhvishen dhe…

Lukashenko parashikon skenarin ukrainas

Serbia mund të bëhet anëtare e NATO-s së shpejti

Gazi lotsjellës në seancë plenare në vitin 2016

Kryetari i Kuvendit të Kosovës paraqitet në gjyq