MENU
klinika

Nga Cana te Leonora

Kosovë urime! Yjet reagojnë për formimin e Ushtrisë

14.12.2018 - 15:32

Për Kosovën kjo e premte, 14 dhjetor, është një ditë historike, pasi Kuvendi votoi formimin e Ushtrisë.

Një ditë e tillë nuk mund të kalonte pa urimet e VIP-ave në rrjetet sociale. Nga Lorik Cana te Leonora Jakupi, persona të muzikës, sportit e jo vetëm dhanë urimet e tyre në këtë ditë historike.

“Nëpër borë e nëpër shi, sot Kosova ka ushtri. Lavdi dëshmorëve të rënë në luftë sot, sakrifica u kurorëzua me formimin e ushtrisë dhe ëndrra e gjithë neve u bë realitet. Urime Kosovë dhe gjithë shqiptarëve ku do që ndodhen”, u shpreh Capital T në urimin e tij.

View this post on Instagram

Kosove urime Ushtria????

A post shared by Leonora Jakupi (@leonorajakupi) on

Leonora Jakupi kujton kohën kur ajo i këndoi ushtrisë, ndërsa duket e mahnitshme me uniformë.