MENU
klinika

Kolegji i Posaçëm i Apelimit

KPA/ Nis seanca për gjyqtaren Alma Brati

13.12.2018 - 10:51

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka nisur këtë të enjte seancën për gjyqtaren Alma Brati, nga Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës, e cila mori konfirmimin nga shkalla e parë e vettingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Megjithatë, vendimi i KPK-së për të u apelua nga komisioneri publik, e për këtë arsye ajo del sot para trupës së gjyqtarëve për të shqyrtuar apelimin.

Në orën 15 pritet gjithashtu vendimi për kreun e Kushtetueses, Bashkim Dedja, i cili doli dje para trupës gjykuese të KPA-së.

Më vonë gjatë kësaj të enjteje, rreth orës 13:00, në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit do të ketë një seancë për prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Arben Kraja.