MENU
klinika

Deklarata

Kryemadhi: LSI gati amendamentet për studentët

12.12.2018 - 08:51

Përmes një deklarate për mediat, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka ofruar një zgjidhje për studentët të cilët protestojnë prej 8 ditësh duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.

Kryemadhi kërkoi t’i jepet zgjidhje studentëve, ndërsa tha se LSI do depozitojë në Kuvend amendamentet për të zgjidhur kërkesat e tyre.

Kryetarja e LSI tha se koncesionet marrin 46% te GDP dhe studentet vetëm 1%.

monika kryemadhi takim me te rinjte e lri-konica.al
monika kryemadhi takim me te rinjte e lri-konica.al

Shqiptarët jane të rrënuar nga mjerimi, të përkulur nga kjo situate. Gjendja është kritike, mijëra studente po përballen me mjerimin dhe arrogancën e qeverisë. Zgjidhja e problemeve është emergjenca kryesore. Mesazhi është një: plotësimi i 8 kërkesave të tyre. Kërkesat e tyre janë minimale. Kostoja e tete kërkesave minimale per Ramen është inekzistente, cdo arrogance e tij, është e vetmja zgjidhje qe ai kërkon te shtype këta te rinj, por propozimet LSI jane e vetmja mundësi për te zgjidhur kushtet dhe kërkesat minimale qe studentët kane prej 8 ditësh qe i kërkojnë para MAS. I bëjmë thirrje Kuvendit t’i kaloje me urgjence ne seancën e nesërme, pasi është e vetmja mënyrë te shlyejmë mëkatin e politike, për te dale nga ky ngërç i tmerrshëm, qe te hapet rruga për krijimin e një strategjie afatgjate”- tha Kryemadhi.

“Këshilltarët e opozitës nuk lejohet të futen brenda dhe të marrin informacion”

Protesta për dosjen 5D/ Këlliçi: Nuk do të ndalemi në aksionin tonë

“Ndërhyra për të mbrojtur imazhin e vendit tim”

Rama për Corriere: Emisioni në RAI, i neveritshëm!

“Një sipërmarrje kriminale shumë fitimprurëse”

DW: Si përfundojnë plehrat e paligjshme të Europës në Azi?

I ka mbijetuar 30 kalimeve të paligjshme me gomone

18-vjeçarja rrëfen udhëtimin e “tmerrit” ku vdiqën 5 emigrantë