MENU
klinika

Deklarata

Kryemadhi-Ramës: Mos pi mall se të bën keq për astmën, ta thotë doktoresha!

21.12.2018 - 11:32

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nga foltorja e Kuvendit është shprehur se pengesa kryesore e vetingut në politikë është kryeministri Edi Rama, të cilin e cilësoi peng të spaçatoreve, ndërsa shtoi që përfundimi i tij është gijotina.

Si mund të pranoj Edi Rama vetingun politik, ku e di që është personi i parë, gijotina e parë e SPAK-ut. Një kryeministër që drogohet është peng i spacatoreve. Mire që kishte ardhur në kuvend me antipplumb, por është peng i llojit të mallit që merr. Prej 20 vitesh është fshehur kartela mjekësore nga ministrja e Shëndetësisë. Nuk e pranon dot këtë gjë se kërkon se gjithë shqiptarët kërkon t’i fusë në këtë vorbull. 

Edi Rama është bërë si këto shtojzovallet e pyjeve që i shkelin syrin njëri tjetrin.

I them mos pi mall se të bën keq për astmën, ia thotë doktoresha këtu.

Ai ka problem përballjen me vetveten.

Sepse për 20 vite kemi dëgjuar njeriun modern, por merr vesh vetëm nga psikopatia si ti dhunojë njerëzit e vet dhe ti fusë në vorbullën e vet”, u shpreh ajo.