MENU
klinika

Apeli nga AMF

Kujdes me sigurimin kufitar

21.12.2018 - 14:57

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare këshillon qytetarët që udhëtojnë drejt Shqipërisë me automjetet e tyre me targa të huaja të presin policat kufitare vetëm në pika të autorizuara.

Në çdo pikë të kalimit të kufirit në Shqipëri gjenden agjentë të shoqërive të sigurimit pranë të cilave mund të pajiseni me policat kufitare.

Këta agjentë janë miratuar nga AMF dhe punojnë për shoqëritë e sigurimit për shitjen e policave kufitare. AMF nënvizon se ata mund ta kryejnë këtë veprimtari vetëm brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Sipas AMF-së, çdo policë e sigurimit kufitar që ofrohet pa hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë, apo që është e plotësuar me shkrim dore dhe jo me mjete elektronike, është në kundërshtim me rregullat e legjislacionit shqiptar, dhe si e tillë është e pavlefshme.

Që një policë kufitare të jetë e vlefshme, ajo duhet të figurojë në regjistrin online në faqen zyrtare të AMF-së. Raportimi dhe identifikimi i policave kufitare të shitura nga kompanitë e sigurimit bëhet në kohë reale nëpërmjet regjistrit elektronik online të shitjeve.