MENU
klinika

Gjykimi 'Syri i Popullit'

Kurti i quan shpifje deklaratat e Presidentit Thaçi

29.12.2018 - 13:15

Lideri i Lëvizje Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas deklaratave të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se prapa organizatës kriminale “Syri i Popullit”, qëndron Albin Kurti, Sabri Ramabaja dhe Glauk Konjufca.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “nuk merret me shpifjet e presidentit po ikën më shpejt se ç’është menduar”.

Viti 2019 do të jetë viti i ndryshimeve për Kosovën. Sepse nuk shkëmbehet Kosova me Serbinë. Sepse nuk zëvendësohet Gjermania me Rusinë”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë i Kurtit

Më 31 mars 2018, mua dhe Glaukun na akuzonte për lidhje me Rusinë dhe Iranin. Më 9 korrik, vetë presidenti Thaçi shkoi e takoi Medvedevin, kurse më 12 nëntor 2018 u takua me Putinin. Tash shpif për lidhje tjera të paqena.

Qëndrimet dhe veprimet tona janë publike, të drejta dhe të qarta. Me shpifjet e këtij presidenti që po ikën më shpejt se ç’është menduar nuk merrem. Viti 2019 do të jetë viti i ndryshimeve për Kosovën. Sepse nuk shkëmbehet Kosova me Serbinë. Sepse nuk zëvendësohet Gjermania me Rusinë.

I ftoj qytetarët e Republikës së Kosovës dhe aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ta ruajnë qetësinë. Presidenti Thaçi është në panik. Shqetësimi i tij iracional nuk ka të bëjë me shtetin tonë të pavarur por me pazarin e tij me Serbinë. Ai po dështon. Ai po shkon. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deputeti i Vetëvendosjes akuzon

‘Thaçi po ia shet Kosovën Serbisë’

Përmbledhja ditore e rajonit

‘Thaçi nuk e ka përkrahjen e popullit’


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë