Njerëzit të cilët kryejnë një kirurgji për obezitetin mund të jenë më të ndjeshëm ndaj varësisë së opioideve pas procedurës së tyre.
Përdorimi afatgjatë i këtyre ilaçeve të fuqishme dhe që krijojnë shumë varësi është më i zakonshëm pas operacionit për humbjen e peshës sesa pas një operacioni tjetër, raportuan hulumtuesit.
“Pacientët që i nënshtrohen kirurgjisë bariatric (humbje peshe) mund të jenë në mënyrë të veçant të prekshëmndaj varësisë së opioideve, ndoshta për shkak të dhimbjes”, shpjegoi autori i studimit Dr. Amir Ghaferi, një profesor i asociuar i kirurgjisë në Universitetin e Miçiganit .
Pacientët e kirurgjisë bariatric në mënyrë rutinore marrin një recetë për ilaçe kundër dhimbjes të cilat janë opioid, si; OxyContin, Percocet dhe Vicodin për të ndihmuar në lehtësimin e dhimbjes pas operacionit, shpjeguan hulumtuesit.
Rreth 196,000 njerëz kishin realizuar kirurgjinë bariatric në 2015 dhe kishin këtë varësi, shtuan ata. Shumica i përdorin këto ilaçe për më pak se dy javë pas operacionit të tyre, por disa pacientë vazhdojnë të marrin barin për një kohë më të gjatë, zbuloi studimi.
Hulumtuesit kanë anketuar më shumë se 14,000 njerëz që kishin kryer kirurgjnë e bariatric në Miçigan dhe zbuluan se 73 për qind nuk morën medikamente opioide në vitin para operacionit të tyre.
Nga këta pacientë, pothuajse 9 për qind ishin ende duke marrë medikamente opioide, një vit pasi ata kishin filluar t’i marrin për dhimbjet pas operacionit.
Shkalla e përdorimit të opiumit afatgjatë në mesin e këtyre pacientëve ishte 46 për qind më e lartë se norma e 6 për qind e raportuar te pacientët e kirurgjisë së përgjithshme të cilët nuk kishin marrë opioide pas operacionit të tyre.
Kur studiuesit analizuan të dhëna nga të gjithë pacientët që kishin kryer kirurgjinë për humbjen e peshës, duke përfshirë ata që kishin përdorur opioidet para operimit të tyre, gjetën pothuajse një në 4 pacientë që ende merrnin ilaçe një vit pas operacionit.
Studimi siguron dëshmi të mëtejshme se grupe të caktuara të pacientëve të kësaj kirurgjie se janë më të prirur ndaj përdorimit opioid afatgjatë se të tjerët, sipas Ghaferit.
Normat e abuzimit ndaj opiodeve janë rritur, një studim amerikan zbuloi se shkalla e vdekjeve nga mbidoza e opioidëve u trefishua më shumë se 2000 deri në vitin 2015.
“Kirurgët duhet të identifikojnë pacientët të cilët mund të jenë në rrezik më të lartë për varësinë ndaj opioideve, në mënyrë që ata të mund të rregullojnë përshkrimin e recetave për dhimbjet pas operacionit”, tha Ghaferi në një njoftim për shtyp të ACS.