MENU
klinika

Fituese e “Grammy”-t

Lamtumirë Nancy Wilson! Shuhet ylli i muzikës jazz

14.12.2018 - 15:46

Fituesja e çmimit “Grammy”, Nancy Wilson ka ndërruar jetë mbrëmjen e kaluar në shtëpinë e saj në Kaliforni.

Ajo u shua në moshën 81-vjeçare për shkak të një sëmundjeje të rëndë që familjarët e saj nuk kanë dashur ta bëjnë publike.

Homazhet për këngëtaren e ndjerë kanë nisur si nga familja tek miqtë e kolegë, por edhe fansat në platformat sociale.

Ylli i muzikës jazz pati kulmin e karrierës së saj në vitin 1960 brenda të cilit publikoi plot 8 albume që u renditën në top 20 në klasifikimin e “Bollboard Hot 100”.