19.12.2018 - 15:07
Një familje në Librazhd kërcënon se do të hidhet nga pallati.
Mësohet se familja me 5 anëtarë kërcënon se do hidhen nga kati i tetë. Shkaku dyshohet të jetë konflikti që familja prej 5 anëtarësh ka me fqinjët.
Fqinjët po bëjnë punime në taracën mbi banesën e tyre.
Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia dhe drejtues të bashkisë për të qetësuar situatën dhe për të shmangur një tragjedi të mundshme.