MENU
klinika

Takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit

Lleshi: Pas 1 Janarit, pikat e basteve trajtohen si parcelë kanabisi

30.12.2018 - 11:15

Ditën e sotme, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka organizuar një takim me drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit.

Në këtë takim, Lleshja deklaron se pas datës 1 Janar çdo pikë basti do të trajtohet si parcelë, dhe duke theksuar faktin se ndalimi i lojërave të fatit është përgjegjësi ligjore.

“Që në orën 00:00 të 1 janarit të 2019-ës nuk do të lejohen bastet sportive, lojërat me kalë, apo dhe reklamat për bastet, pasi janë veprimtari të paligjshme.

Policia e Shtetit në këtë rast është strukturë në zbatimin e drejtpërdrejt të ligjit. Ndalimi i lojërave të fatit është përgjegjësi e madhe ligjore. Zbatimi i ligjit është një goditje kriminale. Çdo pikë bastesh do të trajtohet si parcelë kanabisi. Përgjegjësi ligjore është ndalimi i lojërave të fati”,

sander-lleshi-konica.al
sander-lleshi-konica.al

“Duke filluar nga Janari 2019, do të ndalohen lojërat e fatit, të cilat do të konsiderohen të paligjshme.”

Përveç këtyre Lleshaj thotë se do të shtohet vëmendja në zonat kufitare gjatë festave, për efekt sigurie.

“Duhet të shtohen kontrollet dhe bashkëpunimet me qytetarët. Meqenëse jemi mbledhur këtu, dua të sqaroj edhe disa probleme që kanë rëndësi. Siç është menaxhimi i festave që janë në prag. Ndaj kërkohet që të shtohen shërbimet e policisë në pikat kufitare. Vëmendja e shtuar duhet të shtohet ndaj personave në kërkim, apo atyre që janë me precedentë kriminale”

Risi të mëdha do të ketë edhe për punonjësit e policisë.

Përsa i përket strukturës së Policisë së Shtetit, Lleshaj lajmëron se do të rekrutohen të rinj nga të gjitha qarqet në këto struktura.