Në vitet 1950, Bashkimi Kristian Demokratik i Gjermanisë Perëndimore (CDU) i siguroi votuesit se ata nuk do të bënin eksperimente. Pra, është e habitshme të shohësh partinë, kaq poshtë në sondazhe, dhe kaq të lodhur pas 13 vjetësh në qeveri, të revitalizohet papritmas nga një risi pothuajse e pashembullt: zgjedhje për udhëheqësin.
Janë propozuar tre kandidatë për të zëvendësuar Angela Merkel, Annegret Kramp-Karrenbauer, Friedrich Merz dhe Jens Spahn. Fituesi do të zgjidhet nga 1,001 delegatë në një kongres në Hamburg më 7 dhjetor.
Pa dyshim, partia po kënaqetme këtë ndjesinë e rinovimit. Merz dhe Spahn janë nga shteti i Nordrhein-Westfalisë, dhe zonja Kramp-Karrenbauer ka drejtuar Saarlandin.
Jens Spahn, konsiderohet prej kohёsh si kritik i Merkelit, dhe si zёdhёnës pёr tё gjithё ata nё parti, qё mendojnё se nёn Merkelin CDU-ja ka marrё njё profil socialdemokrat.
Edhe pse Spahn ёshtё relativisht i ri, atij shumё nё parti ia besojnё detyrёn e kryetarit. Ai shpesh gjatё debateve kontroverse ёshtё treguari qëndrueshёm.
62 vjeҁari jurist dhe ekspert financash, Friedrich Merz para shumё vitesh u shkёput nga Gjermania dhe konsiderohej si kritik gjuhёmprehtё i Merkelit. Merz e konfirmoi para gazetarёve gatishmёrinё e tij pёr tё kandiduar. Qё nga viti 2009 Merz ёshtё kryetar i “Rrjetit Ura-Atlantik”.
Gafat e kohëve të fundit, veçanërisht lidhur me garancinë e azilit në kushtetutën e Gjermanisë, theksojnë mungesën e përvojës në politikë.
Ndoshta për këtë arsye sondazhet favorizojnë Kramp-Karrenbauer.
Pas një nisjeje të ngadaltë të fushatës, kandidatët kanë filluar të kritikojnë njëri-tjetrin. Megjithatë, pavarësisht të gjitha grindjeve, debati nuk ka mundur të ndizet siç duhet.
Pra, në të gjitha bisedat për rinovimin e partisë, është e vështirë të dallosh urinë për revolucion.
Shumë delegatë të Hamburgut, një përfaqësues i shtetit, politikanë lokalë dhe mbështetës të partisë, ende nuk kanë vendosur se kë do të mbështesin.
“Shumë njerëz në parti po kërkojnë një ndryshim”, thotë Günter Krings, kreu i grupit Nord-Rhine-Westphalia në parlamentin e Gjermanisë. “Por jo shumë, përndryshe ne nuk do të ishim më kristianë demokratë.” Eksperimentet janë të mira, por për aq kohë që rezultati është i parashikueshëm.
The Economist