MENU
klinika

Vuçiç tregon arsyen

Macron anulon vizitën zyrtare në Serbi

04.12.2018 - 08:44

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u shpreh se vizita e presidentit të Francës, Emanuel Macron, që ishte planifikuar për këtë javë, Vuçiç tha se ka biseduar me Macronin dhe se ai “e ka lutur që vizita të shtyhet për disa javë”.

E di se sa e vështirë është të realizohen reforma të përgjegjshme ekonomike”, tha Vuçiç në një konferencë shtypi në Beograd.

Prej disa javësh Lëvizja “Jelekët e verdhë” organizon protesta në Francë, në kundërshtim të rritjes së paralajmëruar të çmimit të karburanteve, në kuadër të disa masave për mbrojtjen e mjedisit. por protestat janë shndërruar edhe në zemërim të përgjithshëm ndaj politikave të Macronit.

Të shtunën, në përleshjet midis protestuesve dhe policisë janë plagosur mbi 260 vetë, në mesin e tyre 81 pjesëtarë të forcave të sigurisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN