MENU
klinika

Ngjarja tragjike

Makina përfundon në Danub, humb jetën këngëtarja

18.12.2018 - 22:55

Anca Pop, një këngëtare e njohur në Rumani dhe më gjerë, ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik të ndodhur ditën e diel.

Mediat shkruajnë se makina që ajo drejtonte është zhytur në lumin Danub. Ishte motra e këngëtares rumune, ajo e cila njoftoi policinë se Anca nuk ishte kthyer në shtëpi. Autoritetet nisën kërkimet dhe më pas ishin zhytësit ata që nxorën trupin e pajetë të këngëtares 34-vjeçare.

Anca njihet për këngët pop dhe për hitet “Loco Poco”, “Super Cool” dhe “Free Love”. Këngëtarja ka patur bashkëpunime me artistë të njohur si Gorgan Bregovic. Në rrjete sociale, kanë filluar homazhet nga fansat që shprehin ngushëllimet e tyre për familjen.