MENU

Kurë specifike

Mani i zi/ Kuron mëlçinë, por ngjyros dhe flokët!

05.12.2018 - 11:29

Mani është një frut i veçantë që përmban rreth 10% sheqer, acide organike, tatinë, kripëra të ndryshme etj.

Në gjendje të freskët ai është një freskues i mirë dhe i shëndetshëm. Prej tij përgatitet një reçel që ndihmon në shërimin e dhimbjeve të fytit, pekmez shumë i mirë në sfamatite, faringite dhe anemi, i cili pihet nga 2-3 lugë në ditë, shurup farmaceutik etj.

Në mjekësinë popullore përdoren frutat dhe gjethet e manit. Frutat e papjekura të manit përdoren kundër parazitëve të zorrës.

Me lëvoret e degëve dhe gjethet, përgatitet një çaj i efektshëm për larjen e gojës dhe kundër dhimbjeve të dhembëve. Ndërsa gjethet e manit, të shtypura me vaj ulliri në trajtë pomade, përdoren për mjekimin e plagëve të shkaktuara nga djegiet e ndryshme.

Ulja e hipertensionit

Merren 5-6 copë gjethe të pastra mani dhe zihen në 150 ml ujë, derisa të mbetet 1/3 e sasisë së ujit. Çaji kullohet dhe pihet njëherësh. Mjekimi vazhdon, për 5-6 ditë rresht.

Sëmundjet e mëlçisë

Për të kuruar sëmundjen e mëlçisë, merren 2 grushta filiza të rinj manash, nga ata që nuk kanë filluar të bëjnë fruta dhe copëtohen. Vihen të zijnë në një litër ujë, për një orë. Nga lëngu i fituar merret nga një lugë gjelle, 3-4 herë në ditë.

Ngjyrosja e flokëve

Merren gjethe të manit të zi dhe zihen me ujë shiu, së bashku me gjethe hardhie dhe gjethe fiku të zi. Me lëngun e fituar bëhet larja e kokës. Në këtë mënyrë, floku fiton një ngjyrë dhe shkëlqim të këndshëm. Me këtë çaj, kurohen gjithashtu edhe dhimbjet e këmbëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN