Të shtunën në Kuvendin e Maqedonisë vazhdon debati për ndryshimet kushtetuese. Seanca plenare mund të zgjasë për 12 ditë, pasi që për çdo amendament është paraparë debat prej tre ditësh. Në këtë fazë të dytë, miratimi i amendamenteve kërkon 61 vota.
Megjithatë, pritjet sipas Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, janë se seanca do të përfundojë shumë më shpejt.
Faza e dytë i ndryshimeve kushtetuese do të duhet të mbaroj punimet e saja më 18 dhjetor, ndërsa e gjithë procedura është paraparë që të mbaroj ka mesi i muajit janar.
Më herët amendamentet për ndryshimet kushtetuese u miratuan nga Komisioni për Çështje Kushtetuese
Seanca plenare për ndryshimet kushtetuese fillon të shtunën në orën 11:00. /Konica.al/