Me paraqitjen e dëshmive shtesë nga një pjesë e të akuzuarve në Gjykatën Penale në Shkup, vazhdon gjykimi për ngjarjet e 27 prilli të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë.
Në seancën e kaluar dëshmi shtesë propozuan mbrojtja e të akuzuarve Krsto Mukoski, Mitko Çavkov, Dushko Llazarov, Munir Pepiç, Igor jug dhe Aleksandar Vasilevski “Ninxha”.
Në seancën e sotme do të nxirren rreth qindra bisedime dhe fotografi që ka propozuar Aleksandar Vasilevski “Ninxha” nëse i paraqesin nga prokuroria, ndërsa paraqitje e dëshmive të Çavkovit, llazarovit dhe Pepiçit varet nga ajo nëse do të lejohet deklasifikimi i tyre.
Procesin gjyqësor e udhëheq Dobrilla Kacarska, ndërsa Prokurorinë e përfaqësojnë Villma Ruskoska dhe Ivana Trajçevska.
Ndryshe, për ngjarjet në Kuvend të akuzuar janë 33 persona, prej të cilëve 31 për veprën “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” dhe dy të tjerë për veprën “nxitje”.
Në mesin e të akuzuarve janë deputetë, të punësuar në MPB dhe sigurim kuvendar, artistë. Ata ara Gjykatës thanë se e kuptojnë aktakuzën por se nuk ndihen fajtorë. /Konica.al/