MENU
klinika

S’kanë fund telashet

Maradona ndahet nga e dashura 30 vite më e re

12.12.2018 - 21:54

Prej muajsh, Diego Maradona është zhvendos në Meksikë, ku është duke drejtuar një skuadër në ligën e dytë dhe largësia duket se është bërë shkak që t’i japë fund marrëdhënies së tij nga e dashura Rocio Oliva, 28 vite më e re.

Gazetari argjentinas Lio Pecoraro ka thënë se Oliva e ka nxjerrë legjendën e Argjentinës nga shtëpia që e kishte blerë posaçërisht për të. “Edhe pse Maradona nuk donte të largohej, marrëdhënia e tyre tashmë është mbyllur”, ka thënë gazetari.

58-vjeçari nisi të takohej me Olivian në vitin 2012, pasi u divorcua nga gruaja e tij e parë Claudia Villafane pas 17 vitesh martesë.