Kampioni i botës në Moto GP, piloti spanjoll Marc Marquez, ka befasuar të gjithë sot kur ka deklaruar se Botërorin 2019 do të bëjë ndryshimin më të rëndësishëm të karrierës së tij.
Piloti i Honda nuk do të mbajë më numrin e tij historik, nr.93, por do të garojë me nr.1 në motorin e tij. Organizatorët e Botërorit gjithnjë e rezervojnë këtë numër për pilotin kampion, por gjithnjë pilotët kanë vendosur që të mbajnë numrin e tyre të preferuar.
Por këtë vit, Marquez ka vendosur që të bëjë ndryshimin e madh, duke mbajtur nr.1, duke shpresuar që me këtë numër të bëhet piloti më i madh i të gjitha kohërave.
Valentino Rossi nuk e ka ndryshuar asnjëherë numrin e motorit, duke mbajtur numrin 46, që kur ishte 17 vjec dhe u shpall për herë të parë kampion. Rossi numëron 9 tituj botërorë, ndërsa Marquez 5.