MENU
klinika

Bizneset ankohen

Marrëveshjet me Kosovën ngelen në letër

20.12.2018 - 15:53

Marrëveshjet e nënshkruare midis qeverive Shqipëri—Kosovë për lehtësimin e procedurave dhe shkëmbimin tregtar ende nuk kanë gjetur zbatim në terren. Të enjten në Tiranë u zhvillua një takim mes përfaqësuesve të biznesit nga Shqipëria e kosova dhe drejtuesve të Doganave në të dy shtete.

Bizneset e të dyja palëve ngrenë një sërë problematikash dhe barrierash që e bëjnë thuajse të pamundur rritjen e tregtisë mes dy vendeve, ku edhe brenda procedurave jo tarifore fshihen kosto të rënda.

Ndërsa shfaqen probleme me përdorimin e Portit të Durrësit si tranzit për mallrat e Kosovës, dhe shqetësim kryesor janë dhe kostot e larta.

Ndërsa doganat bëjnë me dije se janë marrë masat që porti i Durrësit të përdoret si tranzit dhe se nga Janari i vitit të ardhshëm, faturat do të jenë online. Sa i përket kostove, doganat sqarojnë se tarifat përcaktohen nga koncesionari.

Takimi i zhvilluar midis bizneseve dhe përfaqësueve të doganave të të dyja vendeve është i pari i organizuar nga Dhoma e përbashkët e Tregtisë Shqipëri-Kosovë, e cila u lançua gjatë mbledhjes ndërqeveritare në 26 Nëntor në Pejë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN