MENU
klinika

Diskutimi në mbledhje

Mbledhja e PS/ Rama i gatshëm për ndryshime në Qeveri

24.12.2018 - 14:53

Kryeministri Edi Rama, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PS-së, në dalje të selisë ka dhënë një deklaratë për mediat. Ai ka sqaruar në vija të përgjithshme se për çfarë u diskutua në mbledhje si dhe e la të hapur opsionin për ndryshime në qeveri.

“Çdo gjë hap pas hapi. Unë nuk them fjalën e fundit të parën”, u shpreh Kryeministri, duke e lënë të hapur rrugën e ndryshimeve në qeveri.

Rama tregoi se në mbledhje është kanë folur për partinë dhe organizimin e saj, por thumboi dhe opozitën.
Më tej Rama në fjalën e tij para mediave tha se është diskutuar dhe për protestën e studentëve dhe u shpreh se po e lexojnë me kujdes mesazhin që morën prej asaj proteste.

Rama gjithashtu zbardhi edhe disa  nga vendimet e Kryesisë së Partisë Socialiste, e mbledhur gjatë ditës së sotme me dyer të mbyllura.

Raportohet se Kryesia e PS-së ka vendosur për zhvillimin e Kongresit të partisë në 30 mars për të diskutuar rreth zgjedhjeve lokale.

Në mbledhjen e Kryesisë u bë edhe një analizë e punës organizative të PS-së në 12 qarqe.
Gjithashtu kryeministri Edi Rama ka shprehur kritika për FRESSH se pse nuk kanë informuar për pakënaqësinë e studentëve.

Deklarata për mediat

Çdo ditë ka gjëra për të përmirësuar, se nuk jemi të pagabueshëm përkundrazi dhe në vakumin e lënë nga opozita, boshllëkun e madh të një opozitë të besueshme është sfidë më vete që të vetëkorrigjohemi në vijim.

Kemi folur për partinë, mekanizmat, domosdoshmërinë e një raporti me shoqërinë ku shoqëria e zëri i saj të gjej më shumë hapësirë dhe të gjejë dëgjimin që meriton në partinë tonë dhe partia të shkojë përtej vetes e të shtrihet në mënyrë të natyrshme dhe dobishme në shoqëri.

Kam parasysh gjithë bazën e veprimtarisë sonë dhe përfaqësimit tonë, forumet dhe mekanizmat përfaqësues, parlamenti, qeveria që janë direkt të lidhura me raportin e krijuar në terren mes njerëzve. Do kemi shumë për të korrigjuar, por është proces pozitiv.

Kemi diskutuar rreth protestës, arsyet, faktorët, dobishmërinë e madhe të saj dhe domosdoshmërinë që ta mishërojmë si duhet atë që është shqetësimi real i asaj proteste dhe që është transmetuar në formën që ajo mori, nga shumë studentë që i thonë vetes apolitikë, por e kanë shkundur politikën në raport me të vërtetën, i kanë dhënë shuplakë qeverisë, po ashtu si kam thënë e po bëjmë, që protesta ka dinamikën e vet, kurse shqetësimi ynë i domosdoshëm pas asaj shuplake do vazhdojë në funksion jo vetëm të studentëve, por edhe të denjë e në lartësinë e ambicieve në funksion të vendit.

Çdo gjë hap pas hapi. Unë nuk them fjalën e fundit të parë. Unë di radhën e lëvizjeve. Mendohem gjatë para se të bëj lëvizje, do të bëjmë të gjitha gjërat e duhura dhe do t’i përgjigjemi me dinjitet shqetësimit të studentëve por do të shkojmë përtej këtij, sepse e kuptojmë se ka ende shumë për të bërë, dhe pavarësisht rezultateve të padiskutueshme njerëzit meritojnë shumë më tepër akoma, kemi bërë gabimet tona, që i bëjnë të gjitha ata që ndërtojnë, përpiqen e punojnë, e të marrin përsipër sfidat, por e rëndësishme është që të mësojmë dhe të shkojmë para, ajo që është e sigurtë është që kemi lexuar me shumë vëmendje dhe po e lexojmë me shumë respekt mesazhin e protestës.

Do mbledhim Asamblenë Kombëtare dhe do flasim prapë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës