Operacioni i koduar ” Trotyl” ka goditur një tjetër rast të tentativës për trafikim të minave me telekomandë.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi :
– A.N. 52 vjeç, banues në Elbasan ( i dënuar më parë ).
Në qytet Lezhë, u kap me çantën sportive, brenda së cilës kishte fshehur 4 mina për shpërthim të telekomanduar nëpërmjet celularit, si dhe një sasi prej 130 gram lënde e dyshuar narkotike e fortë Heroinë.
Veprat penale në ngarkim të tij ” Trafikim i lëndëve plasëse ” dhe ” Prodhim e shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga nenet 282/a dhe 283 të Kodit Penal.
Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.