MENU
klinika

“Më ftuan...”

Mes tensioneve, këngëtarja serbe, koncert në Kosovë

07.12.2018 - 18:36

Edhe pse kohët e fundit tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit janë rritur ndjeshëm, kjo nuk e ka penguar aspak yllin e muzikës serbe, Ceca, të mbajë një koncert këtë të shtunë në Mitrovicë.

Lajmi është bëri i ditur nga portali serb “Kurrir”, ku Ceca është shprehur se ka marrë një ftesë dhe e ka pranuar menjëherë atë.

Fatmirësisht, këtë të shtunë jam e lirë sepse unë jam shumë e angazhuar, e dini edhe ju. Andaj, me gjithë zemër e kam pranuar pjesëmarrjen dhe jam shumë e lumtur dhe mezi pres. Nuk e mbaj mend kur kam qenë për herë të fundit në Mitrovicë,”– është shprehur ylli i “Ime i prezime”.

E pyetur nëse ka frikë nga reagimi i shtetit fqinj, Ceca është shprehur se nëse do të kishte frikë, nuk do ta pranonte koncertin.