MENU
klinika

Emri

Mësuesit më të mirë në botë, mes tyre edhe një shqiptare

17.12.2018 - 08:50

‘Global teacher Prize 2019’ , ka publikuar listën me mësuesit më të mirë në botë, në mesin e tyre figuron edhe mësuesja shqiptare, Liljana Luani.

Liljana Luani ka punuar për 38 vite në arsim dhe më herët është shpallur ‘Mësuesja e Vitit’.

Mësuesja shkodrane i ka dedikuar punën e saj arsimimit të fëmijëve të ngujuar nga gjakmarrja, dhe është fituesja e Çmimit Kombëtare “Mësuesja e Vitit 2018” në Shqipëri.

Finalistë janë 50 mësuesë, të cilët garojnë jo vetëm për çmimin po dhe për vlerën monetare prej 1 milionë dollarësh.

Mësuesit finalist në “Global teacher prize”, përzgjidhen nga të katër anët e botës, duke nisur nga ata që japin mësim në fshatra të largëta malore po në qytet e deri tek mësuesit në rajonet më të varfra dhe të dhunshme të botës.