MENU
klinika

Dita e Rinisë

“Mirënjohje studentëve”,Meta për 8 dhjetorin: Inkurajoj të rinjtë

08.12.2018 - 08:56

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dhënë një mesazh me rastin e 8 dhjetorit, Ditës së Rinisë në Shqipëri. Ai ka shprehur mirënjohje për të gjithë studentët që 28 vite më parë vërshuan në rrugët e Tiranës.

Meta kujton liderin e lëvizjes studentore, Azem Hajdarin, i cili sipas tij frymëzoi mijëra studentë, pedagogë e intelektualë.

Por nuk mungon një mesazh mbështetjeje dhe inkurajimi për të rinjtë sot, duke iu kërkuar të bëhen pjesë e proceseve demokratike në vend.

Mesazhi i Metës

Mirënjohje të gjithë studentëve, të rejave e të rinjve, të cilët 28 vite më parë vërshuan në rrugët dhe sheshet e Tiranës, me thirrjen që kumbonte nga gjokset e tyre rinore “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” dhe “Liri-Demokraci”, për të shndërruar 8 Dhjetorin në Ditën e tyre, Ditën e Rinisë, Ditën e Lirisë, Ditën e Europës.

Kujtojmë me nderim veprën e Azem Hajdarit, liderit të Lëvizjes Studentore, i cili me guxim, kurajë e shpirt sakrifice frymëzoi ato minuta e orë vendimtare për mijëra studentë, të rinj, pedagogë e intelektualë, për të kthyer në Shqipëri lirinë e munguar.

Jehona e thirrjeve “Liri-Demokraci” dhe e “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” të 8 dhjetorit 1990 është ende një aspiratë, jo plotësisht e realizuar.

Inkurajoj dhe mbështes rininë e sotme, veçanërisht studentët, të cilët me shpirtin e tyre të lirë, energjinë, guximin e kurajën e pashembullt të marrin aktivisht pjesë në proceset demokratike për europianizimin e plotë të vendit dhe për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt të tyre në Shqipëri.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës