MENU
klinika

Deklarata

Mitsotakis-Shqipërisë: Rruga drejt BE kalon përmes…

24.12.2018 - 16:10

Kryetari i opozitës greke Kyriakos Mitsotakis ka dhënë një mesazh drejtuar Shqipërisë dhe apelon për respektimin e të drejtave të minoritetit grek.

Kreu i partisë ‘Demokracia e Re’ në Greqi, theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është i lidhur ngushtë me mbrojtjen e të drejtave të pakicës greke.

“Rruga e Shqipërisë drejt BE-së dhe institucioneve evropiane lidhet me respektimin e minoritetit grek. Ne gjithmonë do të jemi pranë të drejtave të patjetërsueshme të pakicës greke’, u shpreh Mitsotakis.