MENU
klinika

S'ka dialog

“Mos u dorëzo sot, se do pendohesh nesër”, protesta e studentëve nuk ndalet

15.12.2018 - 08:39

Protesta e studentëve nuk ndalet pavarësisht shiut dhe motit të ftohtë. Ata i kanë bërë thirrje qytetarëve ti bashkohen protestës së tyre.

Kjo është dita e 11-të e rezistencës së studentëve.

Studentët do të mblidhen para fakulteteve përkatëse dhe më pas do marshojnë drejt kryeministrisë në orën 10:00.

Studentët vijojnë të jenë të vendosur se nuk do të ketë asnjë dialog dhe negociata me shefin e ekzekutivit pa i plotësuar më parë të 8 pikat, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga kryeministri.