MENU
klinika

Reshjet e shiut

Moti i keq bllokon edhe Portin e Durrësit

15.12.2018 - 10:56

Përkeqësimi i motit ka sjellë problematika në portin e Sarandës dhe të Vlorës. Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, linja Korfuz-Sarandë-Korfuz nuk do të operojë në portin e Sarandës.

Ndërsa në portin e Vlorës ka patur prezencë uji në afërsi të godinës së administratës por pjesa e terminalit ku përpunohen pasagjerët nuk ka problem, njofton Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Trageti i Vlorës u ankorua 45 minuta me vonesë për shkak të kohës së keqe. Në Portin e Durrësit, pavarësisht reshjeve të shiut, situata paraqitet normale. Ndërsa në Portin e Shengjinit, nuk paraqiten probleme dhe puna vazhdon normalisht.

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka sinjalizuar kapitenerite e porteve që të njoftojnë mjetet lundruese për përkeqësim të mundshëm të motit në orët në vijim.