Ditën e sotme u nda nga jeta presidenti i 41 i SHBA-ve, George H.W. Bush.
Mesazhe ngushëllimi për vdekjen e tij ka dërguar për familjen dhe presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
Kreu i Shtetit shkruan në Twitter se Bush ka qenë një mik i madh e i shtrenjtë i shqiptarëve.
“Jam thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të #Presidentit të 41 të #SHBA George H.W. Bush. Ai ishte një burrë i madh shteti dhe një mbështetës i fortë i #lirisë. Jam pranë familjes së tij dhe lutem së bashku me ta. Ai ishte një mik i madh e i shtrenjtë i #shqiptarëve. #RIP,” shkruan ai.
Ish-Presidenti i SHBA Xhorxh H.W. Bush ndërroi jetë në moshën 94 vjeçare në Houston, sipas zëdhënësit të tij Jim McGrath shkruan BBC.
George Bush Sr, siç ishte i njohur ishte presidenti i 41-të i SHBA midis 1989 dhe 1993, pasi shërbeu dy mandate si zëvendës-president nën presidencën e Ronald Reagan.
Në prill, ai u shtrua në një njësi spitalore të kujdesit intensiv për shkak të një infeksioni, një javë pas vdekjes së gruas së tij Barbara.