MENU
klinika

Detajet

Ndërpriten kërkimet për peshkatarin në Pogradec

31.12.2018 - 09:20

Ndërpritet përkohësisht operacioni për kërkimet dhe nxjerrjen e trupit të peshkatarit të mbytur dje në rezervuarin e Bradomirës pasi ekipi i polumbarëve, e ka pasur të pamundur të vijojë kërkimet, për shkak të temperaturave ekstremisht të ulëta të ujit të rezervuarit.

Polumbarët po diskutojnë mundësinë e alternativave të tjera që do të bëjnë të mundur gjetjen e trupit të Ramazan Kojtarit.

Mendohet që trupi i viktimës të jetë në thellësi të rezervuarit, në një distancë rreth 50 m nga bregu, në vendin ku u gjet varka dhe trupi i peshkatarit tjetër. Familjarët e Kojtarit kanë bërë apel për nxjerrjen sa më parë të trupit të viktimës.

Bëhet fjalë për viktimën e dytë Ramazan Kojtari, 56 vjeç i cili u mbyt bashkë me shokun e tij Arben Pupa pasditen e djeshme.

Si Kojtari dhe Pupa ishin banorë të zonës dhe administronin këtë rezervuar. Sipas dëshmive ata herë pas here dilnin për peshkim pasi hidhnin rasatin e peshkut për shumim.

Dyshohet se pikërisht mbingarkesa në varkë mund të ketë çuar në përmbytjen e saj pasi kishin zënë një sasi të madhe peshku. Gjithsesi këto janë vetëm dyshime, pasi askush nuk e ka parë ngjarjen.

Kryeson Lezha, ja qyteti që mbetet në fund

Cili qark është më kursimtari këtë vit?

U shpallën në kërkim pas protestës së opozitës në Elbasan

Ndalohen nga policia kryetarët e PD-së dhe PL-së në Pogradec

Preferohet për historinë, kulturën, traditat dhe kulinarinë!

Shqipëria, destinacioni i të huajve edhe në vjeshtë