MENU
klinika

4 të plagosur

Në prag të tragjedisë, shpërthen makina me impiant gazi

27.12.2018 - 21:30

Mbrëmjen e sotme është përfshirë nga flakët një automjet pranë një pike karburanti në Korçe, ku si pasojë e të cilit kanë mbetur të lënduar 4 persona.

Sipas të dhënave mësohet se makina kishte ndaluar pranë një karburanti në dalje të qytetit për të marrë një porosi.

Drejtuesja e mjetit ka ndezur një cigare me çakmak, çka ka sjellë që makina të përfshihet nga zjarri pasi ka pasur rrjedhje gazi si pasojë e impiantit që ishte instaluar në mjet.

Ka qene ndërhyrja e zjarrfikëses ajo që ka berë të mundur shuarjen në kohe të flakëve për të shmangur kështu një tragjedi.

policia-konica.al

Njoftimi nga policia:

Më datë 27.12.2018, jemi njoftuar se në lagjen nr 9, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz” me targa AA575PT, në pronësi të shtetases V.D, i cili ka qenë i ndaluar pranë një karburanti.

Për pasojë kanë marrë dëmtime shtetasi D.M, (punonjës i karburantit) drejtuesja e mjetit V.D, shtetasja J.O dhe shtetasi F.D, që ndodheshin brenda në mjet, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se në mjet ka pasur rrjedhje gazi dhe zjarri mund të ketë rënë aksidentalisht, nga ndezja e një cigareje nga drejtuesja e mjetit.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies të zjarrit.

Kryeson Lezha, ja qyteti që mbetet në fund

Cili qark është më kursimtari këtë vit?

U shpallën në kërkim pas protestës së opozitës në Elbasan

Ndalohen nga policia kryetarët e PD-së dhe PL-së në Pogradec

Preferohet për historinë, kulturën, traditat dhe kulinarinë!

Shqipëria, destinacioni i të huajve edhe në vjeshtë