MENU
klinika

Është kuruese

Nëse keni ethe, rekomandohet kjo recetë!

09.12.2018 - 12:22

Plepi i bardhë është një bimë drunore që rritet deri në 30 metra lartësi. Ai gjendet pothuajse kudo, sidomos buzë lumenjve dhe tokave ranore me lagështirë.

Pema ka kurorë të gjerë dhe të rrumbullakuar, që ngrihet mbi trupin e gjatë, të mbuluar me lëvore të përhime e të shkëlqyer. Degëzat e plepit kanë sythet me push të butë dhe të bardhë, si edhe një mori gjethesh vezake apo eliptike, të grumbulluar në vriguj të dhëmbëzuar.

Lulesat formojnë brakte të shumtë, prej nga dalin kreza dhe thekë të verdhë. Bima lulëzon gjatë marsit dhe prillit dhe shfrytëzohët për vetitë kuruese të sythave gjethorë, gjetheve, lëvores, etj.

Sythat këshillohen të mblidhen në fund të dimrit, lëvorja rripet nga degëzat e trasha të pranverës, ndërsa gjethet në periudhën e lulëzimit të plotë. Të gjitha pjesët e bimës thahen në hije e ruhen në vende pa lagështirë.

Ato përmbajnë glikozide, taninë, materie të ngjyrosura, derivate të flavenoideve, vajra etj. Rekomandohet të përdoren kundër artritit reumatik dhe reumatizmit të muskujve, pezmatimit të kanaleve dhe fshikëzës urinare.

Gjakderdhjet në kanalet urinare

Gjysmë luge kafeje me sytha të tharë të plepit të bardhë, i ziejmë me 1 gotë ujë të valuar. Ena mbulohet duke u lënë të pushojë për 20 minuta. Pastaj kullohet dhe konsumohet gjatë ditës, duke marrë nga një gotë çaji të ngrohtë, 1-2 herë në ditë.

Kurimi i etheve dhe reumatizmës

Prej lëvores së tharë të plepit përgatitet përvëlesa e 4 gr produkti të thatë, i hedhur në 100 ml ujë të ftohtë. Tretësira ngrohet derisa të valojë, ftohet deri në temperaturën e dhomës dhe kullohet me kujdes. Konsumohet gjatë ditës, 3 herë nga 1 gotë çaji, e ëmbëlsuar sipas dëshirës.

“Droga” e plepit përdoret gjithashtu edhe në bronshitin kronik, sëmundjet e lëkurës dhe hemorroidet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndihmon të lësh duhanin...

Këto 15 sëmundje kurohen nga molla!