MENU
klinika

Moti

Nesër shtrëngata shiu dhe reshje dëbore

16.12.2018 - 17:03

Nesër mbi vendin tonë pritet që të ketë një shtim të intensitetit të reshjeve.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit reshjet nesër në shumicën e qarqeve do të arrijnë deri mesatare, ndërsa në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër do të arrijnë lokalisht deri intensive.

moti
moti

Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në disa qarqe, ndërsa në Veri dhe në Lindje, në zonat mbi 400 m mbi nivelin e detit, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës.

Të premten dëbora zbardhi Kukësin, ndërsa Thethi u bllokua nga reshjet e dendura.