MENU
klinika

Vlorë

Nga 1 Janari paralizohet shërbimi urban

29.12.2018 - 12:58

Prej 1 janarit 2019, shërbimi urban publik i bashkisë Vlorë nuk do të funksionojë.

Një institucion i regjistruar me humbje të rënda gjatë gjithë këtyre viteve, ndërkohë që aktualisht humbjet e parkut urban publik të bashkisë Vlorë regjistrohen në rreth 440 milion lekë.

Aktualisht në Vlorë funksionon edhe shërbimi urban privat, paralelisht me atë publik të bashkisë Vlorë, ndërsa në mbledhjen e fundit të Këshillit bashkiak është votuar unanimisht për mbylljen e këtij institucioni duke nisur nga data 1 janar 2019.

sherbimi urban vlore-konica.al

Shërbimi urban publik i bashkisë Vlorë ka në inventar 11 autobusë, nga të cilët vetëm pesë prej tyre janë ende në funksion,ndërsa 6 të tjerë jashtë shërbimet dhe për shkak se janë autobusë mjaft të vjetër.

Duke parë këtë situatë, Këshilli bashkiak ka votuar mbylljen e këtij institucioni që deri me tani është subvencionuar nga buxheti i bashkisë Vlorë, por sërish mbetet me humbje të konsiderueshme.

Në këtë institucion janë aktualisht 50 punonjës, të cilët pritet pas 1 janarit të sistemohen në institucione të tjera, ndërsa në vijim do të shihet mundësia e një reformimi të plotë të institucionit të parkut urban në varësi të bashkisë Vlorë.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier