MENU
klinika

Godina të reja

Ngrihet KLGJ/ Gjonaj: Pas janarit dyfishim rroge për gjyqtarët dhe prokurorët

12.12.2018 - 15:45

Një ditë më parë mori jetë institucioni i parë i drejtësisë së reformuar në Shqipëri, KLP-ja ndërsa sot, siç iu drejtua ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj gjyqtarëve shqiptarë, iu takon atyre të japin të njëjtin shembull demokracie dhe vetëorganizimi si prokurorët dhe të zgjedhin të njëjtën linjë edhe gjyqtarët do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre për të ngritur Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Gjatë mbledhjes së gjyqtarëve që pritet të zgjedhin përfaqësuesit e tyre për në KLGJ, Gjonaj u shpreh se rruga e reformimit të sistemit të drejtësisë ka qene e vështirë dhe se për të arritur në këtë ditë janë përballuar shumë vështirësi dhe kundërshtime, por falë ndihmës së shumicës prej gjyqtarëve u arrit të hapej një faqe e re për sistemin e drejtësie, duke e bërë atë të drejtë, të pavarur dhe të paanshëm.

“Duke reflektuar mbi problematikat dhe mangësitë e vërejtur të deritanishme të KLD-së me ndryshimet kushtetuese dhe legjislacionin e ri të reformës në drejtësi, kemi ndërtuar kuadrin e nevojshëm ligjor që Këshilli i Lartë Gjyqësor të garantojë pavarësinë, atë pavarësi reale të gjyqësorit, mbrojtjen e të drejtave të gjyqtarëve, qëndrueshmërinë dhe promovimin e tyre në karrierë dhe njëherësh të vendosë standardet e duhura në llogaridhënie dhe përgjegjshmërinë e gjyqtarëve në ushtrimin e detyrës, në respektim të ligjit dhe në shërbim të qytetarëve”, u shpreh ministrja.

Me ngritjen e KLGJ-së, siç tha ministrja dhe zbatimin e reformës në drejtësi sistemi i drejtësisë do mishërojë integritet, profesionalizm, meritokraci dhe përgjegjshmëri, duke i shërbyer më shumë se kurrë qytetarëve.

Sipas Gjonajt, me ngritjen e këtyre institucioneve reforma në drejtësi vazhdon në një stad tjetër. Duke nisur nga janari për prokurorët e gjyqtarët do ketë dyfishim pagash, ndërsa KLP dhe KLGJ-ja do t’i kryejnë funksionet e tyre në një godinë të posaçme.

“Duke filluar nga muaji tjetër, hyn në fuqi sistemi i ri i pagave dhe trajtimit financiar për gjyqtarët dhe prokurorët, duke sjellë të paktën dyfishimin e pagave tuaja si dhe duke rritur garancitë dhe përfitimet e tjera financiare.

Gjithashtu, ju bëj me dije se Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka tashmë në dispozicionin edhe godinën e re ku do të nisin ushtrimin e funksioneve të tyre.

Pikërisht sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të orës 11:00 miratohet vendimi lidhur me godinën e re ku këto dy institucione sëbashku me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë do të ushtrojnë funksionin e tyre”, sqaroi Gjonaj.

Duke falenderuar përfaqësuesit e SHBA, BE për ndihmën dhe përkushtimin, por edhe kreun e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, Gjonaj dha edhe një mesazh për gjyqtarët, të tregonin maturinë dhe përgjegjshmërinë e duhur për një proces transparent e të përgjegjshëm për të zgjedhur më të mirët mes tyre.

Jozefina Topalli caktohet si drejtuese politike!

Tomorr Alizoti merr vendin e Ervin Salianjit në Elbasan!

Ministri i Financave: Do realizohet paralelisht me…

“Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, nuk do të bëhet këtë vit”

“Kush do të merret me llafe le të merret…”

Zyrtarisht nën hetim nga SPAK, reagon Benet Beci