Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, ka dalë në një konferencë për mediat pas protestave të studentëve të cilët prej orësh janë mbledhur para institucionit. Studentë të universiteteve publike kërkojnë heqjen e tarifës prej 670 lekë për kredit për çdo provim të mbartur.
Gjatë fjalës së saj Nikolla tha se ka marrë në dorë kërkesat e studentëve, ndërsa Ministria e Arsimit është e hapur për të dëgjuar zërin e tyre. Teksa i cilësonte të rinjtë, pasuri e kombit, Nikolla tha se studentët nuk kanë pranuar që të zhvillohej një takim me një grup përfaqësie.
“Një takim për të ndarë komunikim që në vlerësimin tim është standard i vendosur mes MAS dhe institucioneve tona. U bëra me dije dekanëve dhe Rektorëve për një protestë të një grupimi studentesh. Me respektin maksimal për t’i dëgjuar dhe për të komunikuar me ta. Respektin maksimal për të gjithë politikanët që janë përfshirë në këtë protestë. Por më falni që ndjesë, që vëmendje ime është tek shqetësimet e studenteve. U kam kërkuar studentëve që të komunikojë me ta për të ndarë të gjitha shqetësimet që ata kishin. Nuk kanë pranuar që të vijonim në këtë rrugë. Kanë dashur një takim informal me zv/ministren. Ata janë një pasuri e kombit tonë. Ndaj ata nuk meritojnë që të mos dëgjohen dhe meritojnë që t’u përgjigjesh në zyrën e ministres dhe në aulat e tjera. Më pas studentët kanë adresuar, drejt ministrisë së arsimit një kërkesë që unë po e lexoj”, tha ajo.
Me qetësi e durim për të kuptuar se ku prevalon misioni e gjykimi për të adresuar shqetësimet. nga fundi në krye ka prevaluar qetësia e durimi, edhe sot ndoqa po të njëjtën rrugë duke kërkuar nga rektorët e dekanët mendimet të vyera, por pa ceduar në kryefjalën e reformës, që është cilësia e arsimit të lartë. Pikësynim ka qenë të mundësojmë cilësi e kushte të krahasueshme me vendet ku duam të integrohemi. Ka ende shumë punë përpara, por kemi hequr dorë nga universitetet kioska. Të gjithë institicionet e arsimit të lartë janë të akredituara, janë të ndara detyrat e rekomandimet që të sigurojmë sukses. E pamë kohën kur të rinjtë ishin me 3 4 diploma se sa efektivë ishin më pas studentët” u shpreh Nikolla.
Në vijim Nikolla u shpreh se nuk është koha të hapim me sasi institutionet e arsimit të lartë.
“Me përgjegjësi për ti thenë të vërteat deri në fund janë dekanët që janë syri e veshi i të gjithë studentëve dhe për të parë nëse është e vërtetë kjo që unë po vlerësoj sot. Mbyllëm 22 universitete kioskë, mundësuam proces akreditimi për herë të parë në Shqipëri dhe akuzohemi se tarifat janë shumëfishuar. Ka ardhur koha që të gjithë të mësojnë të vërtetën se cfarë ka ndodhur me tarifat. Nga 2009-2013, nuk po i referohem vitit 2005, se rritja është edhe më e thellë.
Në 2013 – 2017 kemi rritje vetëm në vitin 2014 të tarifës maksimale. Kjo rritje nuk ka prekur gjithë programet e studimit, ka prekur vetëm shkencat e natyrës dhe gjuhët e huaja. Efekti financiar, 75 mln lekë. Ishte vendimmarje në kohën e duhur, pasi ne 2014 bëmë një ndërhyrje në arsimin e lartë, duke mos kuotuar më part time, i cili është një histori më vetë. Ndaj nuk mund të lejojmë një gropë financiare tjetër. Një 5570 lekësh në vit, kjo është rritja se sa fish është të gjithë i bëni vetë llogaritë. Dhe deri më sot në 4 vite, nuk kemi asnjë rritje tarifash studimi. Vendimmarrja nuk ka paraparë rritjen e tarifat. Ligji i ri i jep qeverisë të drejtë vetëm për tarifë tavan, të tjerat janë kompentecë e fakulteteve” shpreh më tej Nikolla .
Sa i takon kërkesës së dytë të studentëve për përgjysm të tarifave, Ministrja Nikolla kërkoi prej tyre që të njohin ligjin. “Janë universitetet që vendosin për tarifat.” U shpreh Ministrja, ndërsa u ndal edhe në kërkesën e fundit të studentëve për përmirësim të kushteve në konvikte.
“Me shumë të drejtë kërkojnë kushtë gjithnjë e më të mira në konvikte, jemi të vendosur të adresojmë projekte investuese në Qytetin Studenti dhe në vende të tjera. Në Tiranë janë investuar 5.3 mln euro në 4 godina studentësh te Inxhinieria, dhe janë në investim nga KE edhe 6 mln euro për 8 godina në Qytet Studenti.