MENU
klinika

Përfundojnë në shkurt

Nisin më 7 janar aplikimet për provimet e Maturës

27.12.2018 - 16:55

Nga data 7 janar dhe deri më 6 shkurt maturantët do të përcaktojnë përmes formularit A1 dhe A1Z lëndën me zgjedhje. Aplikimi do të kryhet dy herë fillimisht në portalin qeveritar e-albania dhe më pas në portalin e Maturës Shtetërore.

Maturantët duhet t`i përcaktojnë lëndët me zgjedhje në javën e parë të rikthimit në shkollë. Ky afat është afruar me të paktën dy muaj por procedura që do të ndiqet nga nxënësit që përfundojnë shkollat e mesme do të jetë e njëjtë.

Fillimisht aplikimi për formularin A1 dhe A1Z do të bëhet në portalin qeveritar e-albania nga data 7 deri më 15 janar ndërsa po i njëjti veprim do të kryhet edhe në portalin Matura Shtetërore 2019 nga data 16 janar deri më 6 shkurt.

matura provimet-konica.al

Maturantët e këtij viti formularin mund ta plotësojnë në gjimnazet e tyre duke ndjekur rrugën elektronike ndërsa maturantët e viteve më parë duhet të dorëzojnë në shkollën ku kanë përfunduar arsimin e mesëm një kërkesë me shkrim për dhënien e provimeve si dhe një kopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë.

Për herë të parë të rinjtë do të japin vetëm një provim me zgjedhje nga dy që kanë dhënë më herët.

Ata mund të zgjedhin mes 8 lëndëve ndërsa numri i provimeve me detyrim mbetet tre ai i Gjuhës dhe letërsisë, matematikës dhe gjuhës së huaj.

Provimet e Maturës Shtetërore do të zhvillohen në periudhën 6 deri në 30 qershor 2019.

Përplasja e Kuvendit me ‘Kushtetuesen’

Vangjeli: Pse Rama e “mbrojti” Olta Xhaçkën

Përvetësuan 2 milionë lekë nga vjelja e gjobave për makinat

Prokuroria Kukës jep masa sigurie për 22 punonjës së policisë së Shtetit

"Shqipëria në 2030 në Bashkimin Evropian"

Takim me von der Leyen, Rama ndan foton