MENU
klinika

Kënga e re

Noizy bashkëpunon me reperin grek, sjellin “Gango”

18.12.2018 - 17:58

Noizy vazhdon të jetë tepër aktiv duke publikuar projekte të reja muzikore. Ditën e sotme reperi i njohur ka publikuar këngën e tij më të fundit të titullar “Gango, e cila është një bashkëpunim me reperin grek Snik.

Muzika është realizuar nga Black H & Bret Beats, ndërsa për tekstin janë kujdesur vet dy reperët. Klipi i këngës është gjithashtu mjaft i veçantë, dhe i është besuar Angel saft.

Ndërkohë, edhe në ditët e fundit të këtij viti, reperi i njohur pritet të sjellë edhe disa këngë të reja në kuadër të festave të fundvitit.