MENU
klinika

ISHMT: Këtë vit, vetëm me CE

Nuk ka më lodra të rrezikshme për fëmijët?

19.12.2018 - 15:39

Në sezon festash kur blerja e lodrave për dhurata rritet ndjeshëm, Inspektoriati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut garanton se gjatë gjithë vitit 2018, në rrugë ligjore, nuk është importuar asnjë lodër e rrezikshme dhe që nuk përmban markimin CE.

Lajmi u bë me dije gjatë konferencës përmbyllëse të projektit 4 vjeçar të GIZ për hamonizimin e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian, sa i përket sigurisë së produkteve dhe mbrojtes së konsumatorit në Shqipëri, përjashtuar ato ushqimore. Në këtë pikë, fokusi kryesor është ndërgjegjësimi i operatorëve ekonomikë në të gjitha fushat.

Kjo do të thotë se është rritur siguria për qytetarët, pavarësisht se duhet të jenë të ndërgjegjësuar që në çdo produkt që blejnë, të kontollojnë nëse përmban shenjën CE.

Pavarësisht kësaj, Qendra për Konsumatorin Shqiptar shkon edhe më tej, duke kërkuar që lodrat të përmajnë shpjegim në gjuhën shqipe.

Vitin e ardhshëm, Inspektoriati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut do të fokusohet tek detergjentët, ashensorët dhe pajisjet elektrike për të garantuar sigurinë maksimale si dhe tek pronësia intelektuale.