14.12.2018 - 10:36
Zëvendës-sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller, ka nisur prej ditës së djeshme një vizitë zyrtare në Tiranë.
Ajo është pritur fillimisht në një takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme nga kreu i diplomacisë Bushati.
Ndërkohë në orën 11:00 do të pritet nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka dhe ne perfundim te takimit do te kete nje deklarate per shtyp.
Vizita e zëvendëssekretares së Përgjithshme e NATO-s vjen në një kohë kur vendi është përfshirë nga protestat e studentëve.