MENU
klinika

Urimi për krishtlindjen

Obama, nga “babagjysh” në romantik

25.12.2018 - 21:14

Barack Obama, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka bërë urimin e tij për Krishtlindje, duke postuar një fotografi të tij bashkë me bashkëshorten. Në foto shfaqet Obama duke puthur ëmbëlsisht Michelle. Nga sfondi i fotos duket dhe një dekorim për festat e fundvitit.

Obama e ka shoqëruar këtë foto romantike me urimin e familjes së tyre për festat.

“Shijoni sezonin e pushimeve me personat që doni. Michelle dhe unë ju urojmë gëzuar Krishtlindjet”, ka uruar Obama të gjithë ndjekësit e tij.

Para pak ditësh, Obama ishte në qendër të mediave për shfaqjen e tij si babagjysh në një nga qendrat spitalore të fëmijëve në Uashington, duke u shpërndarë dhurata.

Dhe pse nuk është më president, Obama vazhdon me traditën e tij të fundvitit.

‘The Nun 2’, filmi më i ndjekur i momentit

Pse njerëzit adhurojnë horrorin? Ekspertët zbulojnë arsyet

“Fiksimi” i të gjithëve në vjeshtë

Disa mënyra se si ta kombinosh ngjyrën qershi

Çfarë vunë re fansat në ditëlindjen e reperit?

Kriset miqësia e ngushtë midis Yllit dhe Noizy-t?