MENU
klinika

Struktura antikorrupsion

Pas KLP, përzgjidhen dy anëtarët e parë nga gjashtë të KLGJ-së

12.12.2018 - 18:39

Dritan Hallunaj dhe Brunilda Kadi, janë dy fituesit e parë për Këshillin e Lartë Gjyqësor, institucion që do të bëjë emërimet në drejtësi. Dy gjyqtarët vijnë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë.

Në garë për 6 vende në KLP janë 10 gjyqtarë.

klgj-klp-konica.al

Një ditë më parë, u përzgjodhën 6 anëtarët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë nga radhët e prokurorëve, duke përmbyllur kështu formatimin e këtij institucioni me 11 anëtarë, 5 prej të cilëve janë përzgjedhur më herët nga radhët e shoqërisë civile.

Me krijimin e këtij dy institucioneve pritet të krijohet struktura antikorrupsion e njohur shkurt si SPAK, e cila synon të paktën në letra të luftojë korrupsionin në nivelin e lartë politik.

Jozefina Topalli caktohet si drejtuese politike!

Tomorr Alizoti merr vendin e Ervin Salianjit në Elbasan!

Ministri i Financave: Do realizohet paralelisht me…

“Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, nuk do të bëhet këtë vit”

“Kush do të merret me llafe le të merret…”

Zyrtarisht nën hetim nga SPAK, reagon Benet Beci