13.12.2018 - 09:45
Dy trena janë përplasur në kryeqytetin turk të Ankarasë duke shkaktuar 7 të vdekur dhe 46 të plagosur. Aksidenti ndodhi rreth orës 06:40 të mëngjesit të sotëm.
Nga pamjet e publikuara nga mediat turke, shihen trenat e shkatërruar dhe lokomotivat e dëmtuara.
Treni i shpejtësisë së lartë u përplas me një tren lokal. Sipas policisë, treni po udhëtonte nga Ankaraja në qytetin e Konias në Turqinë Perëndimore.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e emergjencës, zjarrfikësit dhe skuadrat e shpëtimit mjekësor.