MENU
klinika

Letërsia botërore

Përse Çarls Dikensi është shpikësi i Krishtlindjeve?

02.12.2018 - 10:57

Jo gjithkush e di se shumë nga traditat e krishtlindjeve, që sot thuajse të gjithë i praktikojmë kanë një origjinë shumë specifike: Çarls Dikens.

Krishtlindjet po afrojnë dhe bashkë me të edhe një sërë traditash: zbukurimet, blerja e dhuratave, pema, përgatitjet për drekën… Jo të gjithë e dinë se gjithçka që për ne tashmë është traditë, në të vërtetë janë të hershme në kohë dhe kanë një origjinë shumë specifike: Çarls Dikens.

Sigurisht, nuk mund të thuhet se Dikens shpiku këngët e krishtlindjeve apo pemën e krishtlindjeve, por falë tij dhe disa prej veprave të tij ne po festojmë kësisoj festat e Krishtlindjeve.. Në epokën e Dikensit në Anglinë viktoriane, Krishtlindja festohej si festë e shenjtë, ngaqë fetarët puritanë i kundërshtonin festimet e tepruara dhe ndikimet pagane në kremtim.

 

Për më tepër, shumica e aktiviteteve industriale dhe tregtare nuk lejonin pushimet gjatë periudhës së Krishtlindjeve, sikundër shumica e popullsisë jetonin në kushte kaq të këqija, sa nuk kishin para të shpenzonin për gosti e dhurata. Punësimi i fëmijëve ishte shumë i shpeshtë, punëtorët jetonin në kushte të këqija, shfrytëzimi i punës ishte shumë i lartë.

 

Këtu hyn në lojë Çarls Dikens, një shkrimtar i afirmuar në vitin 1843 dhe jashtëzakonisht kundër kushteve çnjerëzore ku jetonin shumica e punëtorëve dhe familjet e tyre, nisur dhe nga përvoja personale. U rrit duke punuar në një fabrikë. Për të nxitur opinionin publik mbi këtë temë shkroi një ese politike titulluar: “Nja apel për popullin anglez në emër të fëmijëve të varfër”.

Megjithatë, duke iu druajtur faktit se eseja nuk do kishte efektin e dëshiruar, ai vendosi të përcjellë të njëjtat ide përmes një historie dhe në veçanti përmes një historie me fantazma: libri doli më 1843 dhe u titullua “Këngë Krishtlindjesh”. Qe një sukses i vërtetë. Brenda pak ditësh u shit gjithë tirazhi. Libri ngjalli një pasion të menjëhershëm për Krishtlindjet, aq sa populli filloi të ripërtërijë disa tradita tashmë në harresë:

Këngët e Krishtlindjeve

Këngët e Krishtlindjeve ekzistonin tashmë në epokën e Dikensit, por perceptoheshin si të vjetra dhe dalë mode. Ishte shumë e pazakontë të shihje kore nëpër rrugë, askush nuk i këndonte më. Dikens, i shkujdesur, i paraqiti koristët në Këngën e tij të Krishtlindjeve sikur të ishin një pjesë e pandarë e festës së Krishtlindjeve. Një nga skenat e fillimit është pikërisht Skruxh, i cili nëm e shan grupin e këngëtarëve dhe prej atij momenti muzika e krishtlindjeve filloi të bëhej sinonim i festimeve, i ngrohtësisë tipike të Krishtlindjeve dhe filloi të bëhej e modës.

Pemët e Krishtlindjeve

Dikensit i takon merita e kthimit në apogje të pemës së Krishtlindjeve së bashku me Princ Albertin, burri i mbretëreshës Viktoria. Princi solli pemën e parë të Krishtlindjeve në Angli më 1840, si një traditë e veçantë në vendin e origjinës, Gjermani. Populli anglez u tregua i vakët, duke e konsideruar si zakon të çuditshëm edhe paksa pagan. Në vitin 1850, pas suksesit të “Kënga e Krishtlindjeve”, Dikensi shkroi një tjetër histori të shkurtër me titull “Pema e Krishtlindjeve”, ku përshkruante atmosferën intime dhe familjare që krijohet me dekorimin e pemës dhe – sërish pati sukses në popull. Dekorimi i pemës u bë një traditë e dashur dhe ende e përhapur.

Shkëmbimi i dhuratave

Shkëmbimi i dhuratave ishte tashmë një traditë e praktikuar, por jo në Krishtlindje po në prag të Vitit të Ri. Qëkurse Dikens shkroi “Kënga e Krishtlindjeve”, në të cilën e përshkruante shkëmbimin e dhuratave – dhe mbi të gjitha dhurimin e lodrave fëmijëve, si një pjesë integrale të Krishtlindjeve, tradita filloi të spostohet nga 1 janari në 25 dhjetor.

Dreka

Në Anglinë viktoriane bërja e një feste të madhe me bollëk nuk shihej me sy të mirë, sepse krijonte përshtypjen se donte të mburrte pasurinë dhe begatinë. Në histori, Dikens e rrëzon këtë mentalitet: festimi i Krishtlindjeve me bollëk nuk është salltanet, por dashuria për familjen dhe dëshira për të falënderuar dhe festuar, mbi të gjitha për t’u dhënë atyre që nuk kanë. Skruxh në fund të tregimit, pasi vizitohet nga shpirti i Krishtlindjeve, vendos të shndërrohet në shpitin e Krishtlindjeve dhe blen një gjeldeti të madh për t’ia dhuruar familjes Cratchit.

Babagjyshi

Santa Claus, San Nikolo, Babbo Natale: ekzistojnë tradita të shumta fetare dhe popullore mbi origjinën e Santa Klausit. Shpirti i Krishtlindjeve të Dikens është njëri nga këto: një njeri i gëzuar, i moshuar, me mjekër të gjatë të bardhë, që kërcen dhe gëzohet në festimin e festave dhe fajëson kapitalizmin për moskujdesje ndaj mirëqenies së fëmijëve. Dikensi përshkruan një figurë që në njëfarë mënyre pasqyron dhe mishëron Krishtlindjet, një figurë jo e shenjte që përfshin të gjitha idealet e mirësisë dhe bujarisë që karakterizojnë Krishtlindjet.

Festa e bujarisë

Dikensit i detyrohemi për festimin e Krishtlindjeve si një festë bujarie, dashurie reciproke dhe altruizëm. Natyrisht që ishin tradita tashmë të pranishme në gjenezën e festës së Krishtlindjeve, ose festimin e krishterë të Lindjes, por falë “Kënga e Krishtlindjeve” festimi është shenjtëruar në festën e dashurisë për fqinjin, mirësinë reciproke, në shkëmbimin e dhuratave dhe urimeve.

Me pak fjalë, Dikensit i kemi borxh zbulimin e frymës së Krishtlindjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit